16:45 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dënohet me burg të përjetshëm pasi masakroi të dashurën (Video)

Policia në Manchester ka publikuar një video të momentit kur një person pasi vret me thikë të dashurën përpiqet të largohet, duke u hedhur nga dritarja e një apartamenti në katin e dytë mbi një makinë të parkuar aty afër, transmeton Indeksonline.

Policia thotë se vetëm pak sekonda pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të vdekur të dashurën ai është hedhur nga dritarja për tu larguar nga vendi i krimit.

Michael Marler është dënuar me burg të përjetshëm nga gjykata e Manchester Crown, të premten për vrasjen e tmerrshme të Danielle Richardson.

Vajza u qëllua disa herë me thikë në shkurt të 2018 dhe policia e quajti një sulm maniak dhe të tmerrshëm.

“Kur hidhet ai i ka duart ende me gjak dhe kërcënon drejtuesen e mjetit si dhe dëmton dhe disa makina në atë zonë, deri në momentin kur policia e arrestoi”, raportojn organet e rendit n Angli./Indeksonline/