13:11 / E Martë, 04 Prill 2023 / B O

Dënohet me burgim sulmuesi holandez që luajti edhe në Serie A

Ish-lojtari i grupmoshave të Holandës, Rai Vloet është dënuar me 2.5 vite burg dhe i është hequr patenta për 4 vite pasi goditi për vdekje një fëmijë në vitin 2021.

Ngjarja dramatike e përpara dy viteve, i mori jetën vogëlushit 4-vjeçar Gio pasi lojtari në gjendje të dehur e shtypi duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Golfi i tij po lëvizte me 200 km/h duke goditur një makinë tjetër ku ndodhej edhe fëmija i pafat.

Sipas dëshmitarëve, Vloet nuk tentoi për asnjë moment të frenonte për të evituar tragjedinë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Rotterdam-it ndërsa gajtë gjithë seancave gjyqësore, sulmuesi 27-vjeçar është përpjekur të shfajësohet.

Në Holandë ai ka luajtur me skuadra si Excelsior, Heracles apo NAC Breda e PSV, ndërsa në Itali ishte për një sezon te Frosinone.