09:29 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj, vrau bashkëshorten me 15 plumba

Në seancën e sotme është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu.

Ai u fajësua për vepren penale “Vrasje e Rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur, pistoleta, dy karikatorë, si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra. Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar: Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074; Dy karikatorë; si dhe 42 fishekë të pistoletës.

Sipas Prokurorisë, pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjashëm.

E ndjera Armenda kishte disa vite që po jetonte në Zvicër me Bajram Velijajn. Asaj vite më parë i kishte vdekur bashkëshorti me të cilin ka dy vajza.

Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e saj bashkëshorti Bajram Velija kishte qenë i ndarë bashkëshortja e tij e parë. Me të kishte pasur fëmijë.

Ndryshe, Veliaj 61-vjeçar, ia mori jetën bashkëshortes së tij Armenda Aliut duke shti 15 plumba, të rreth orës 23:00, në rrugën Hysni Morina në Prizren./IndeksOnline/