20:45 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dënohet me vdekje gjinekologu që i tha pacientes të sillte lodra seksi në operacionin e saj

Një mjek i cili i tha një pacientes së tij të sillte lodra seksuale në operacionin e saj dhe e pyeti atë se cila është pozita e saj e preferuar në seks, është arrestuar dhe dënuar me vdekje.

Gjinekologu, Iftekhar Ahmed, 51 vjeç, gjithashtu e pyeti gruan nëse donte seks me të pas ekzaminimit.

Gjinekologu, i cili është i martuar dhe ka fëmijë, gjatë intervenimit kishte pyetur atë për jetën e saj seksuale, gjë që e lanë të tronditur pacienten.

Ajo ka deklarua: “Ai filloi të sillet çuditërisht kur i thash se nuk kisha një të dashur dhe filloi të më pyeste për jetën time seksuale dhe nëse isha duke bërë seks me ndokënd.

“Thash se dilja me një djalë vetëm për seks, sepse nuk doja që ai ta dinte se jam vetëm, sepse u ndjeva e parehatshme dhe e shqetësuar”.

“Ai vazhdoi të bënte shumë pyetje tjera, si ato të pozicionit seksual që bëja dhe të cilat më pëlqenin. Ai më pyeti nëse më pëlqenin shuplakat dhe ai nxori gjuhën e tij jashtë e rrotullonte”, ka shtuar ajo.

Ahmed u gjet fajtor për një varg sjelljesh të këqija seksuale, duke përfshirë edhe prekjen e gruas me qëllim, pa pëlqimin e saj dhe duke e pyetur nëse po e ndjente sikur të kishte marrëdhënie seksuale gjatë kontrollit të saj.

Ajo tha: “Unë nuk përgjigjesha fare, sepse u ndjeva mjaft keq. Më ka pyetur të njëjtën gjë përsëri dhe i thash përsëri se nuk e kuptoja. Ai më pas përsëri më bënte të njëjtën pyetje”./Indeksonline/