75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dënohet me vdekje në Arabi Saudite aktivistja femër

Prokuroria publike në Arabi Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona, duke përfshirë edhe aktivisten femër për mbrojtje të drejtave, Israa al-Ghomgham, transmeton Indeksonline.

Organizata për të Drejtat e Njeriut e ka quajtur gjykim terrorist, tribunalin që e dënoj aktivisten.

Israa besohet të jetë femra e parë në Arabi që dënohet me vdekje për mbrojtje të drejtave të femrave.

Që nga maji 13 persona janë arrestuar se kanë mbrojtur të drejtat e femrave.  Israa dhe burri I saj janë arrestuar në vitin 2015 dhe kanë qenë të burgosur që nga ajo kohë./Indeksonline/