75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Dënohet mjeku me 6 muaj burg

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E., në kohëzgjatje prej gjashtë muaj burgim dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një viti, nga dita kur aktgjykimi të marr formën e prerë.

I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H., për lëshimin e tre raporteve specialistike.

Me këto veprime i akuzuari E. E., ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.