12:12 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dënohet Neymar

Neymar është dënuar me një ndeshje mos lojë pas kartonit të verdhë kundër Monacos.

Në atë ndeshje PSG, arriti të marrë tre pikët falë fitores 2-1. Braziliani në këtë formë do të humbasë ndeshjen e 9 dhjetorit, kur parisienët do të takohen me Lillen.

Është konfirmuar se pezullimi do të bëhet aktiv vetëm nga data 5 dhjetor, që do të thotë se futbollisti ka të drejtë të luajë gjatë fundjavës kundër Strasburgut