75 Mall Live Search
09:52 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dënohet për dhunë në familje dhe prodhim të lëndëve narkotike

Gjykata  Themelore  në  Prishtinë  –  Departamenti  i  Përgjithshëm  – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.H. për veprat penale Lëndim  i  lehtë  trupor  nga  neni  188  par.3  pika  3.2  të  KPRK-së  dhe  Prodhimi  dhe  përpunimi i paautorizuar   i   narkotikëve,   substancave   psikotrope,   analoge   apo   veglave,   pajisjeve   apo materialeve narkotike nga neni 274 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.H. është shpallur fajtor dhe është  dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari A.H. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2018 e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën D.A. dhe i kishte shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Gjatë intervenimit të rastit të dhunës  në  familje,  të  akuzuarit  A.H.  në  dhomë  i  ishte  gjetur  një  vazo  me  bimë  substanca narkotike.

Pala  e  dëmtuar  për  realizimin  e  kërkesës  pasurore  juridike  udhëzohet  në  kontest  të  rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.