75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Dënohet referi i cili ndihmoi Juventusin ndaj Torinos

Pas as një muaji nga emërimi i tij si gjyqtar ndërkombëtar – zyrtarisht i marrë më 1 janar , Daniele Doveri është dënuar nga federata italiane.

Doveri është dënuar si shkak i gabimeve në ndeshjën e Kupës Italiane mes Juventus – Torino.

Referi italian pritet të penalizohet për 2 apo 3 ndeshje në Serie A.

Pavarësisht se ka qenë në gjendje të vlerësojë episodin mes Khedira dhe Acquah me ndihmën e teknologjisë VAR, Doveri gaboi në të mirë të Juventus.

Ky episod ndodhi kur Juventus dyfishoi rezultatin. Pas një ndëryrje nga Khedira në Acquah që lejoi biankonerët të rikuperonin topin në zonën e sulmit. Topi më pas arriti në sajë të një devijimi në këmbët e Mandzukic i cili shënoi për 2-0.  /IndeksOnline/