16:42 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dënohet rëndë gjyqtari që e bëri skandalin në Francë (Video)

Trajneri francez, Tony Chapron është pezulluar edhe me tre muaj të tjerë pas veprimit turpërues që kishte bërë në ndeshjen Nantes-PSG pak javë më parë.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes i kishte vënë këmbën lojtarit të Nantes, Diego Carlos në ndeshjen ndaj PSG pas një shtyrje të paqëllimshme që i kishte bërë.

Ka qenë kërkesa e futbollistit ajo që ka shtyrë Federatën Franceze të Futbollit që t’i jap dënim më të rëndë gjyqtarit pasi që sipas Carlos, po ta kishte bërë këtë veprim ndonjë futbollist, ata do të dënoheshin së paku 10 ndeshje./Indeksonline/