Dënohet shoferi në Ferizaj pasi u kap duke tejkaluar në vijë të plotë

Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil, sonte rreth orës 21:30 kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë”.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Ndaj shoferit N.H, 49 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në njoftimin e policisë.