22:34 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Denoncohet gjuha diskriminuese në tekstet shkollore

Organizata joqeveritare Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR), sot ka publikuar raportin “Gjuha diskriminuese në tekstet shkollore”, në të cilat janë gjetur pjesë ku ka nuanca të diskriminimit, gjinor, racor, etnik dhe të orientimit seksual.

Ramadan Sokoli, nga YIHR, ka thënë se me analizën e teksteve shkollare kanë hasur në gjuhë diskriminuese, në bazë të gjinisë, etnisë, orientimit seksual identitet gjinor dhe përjashtimit social.

Shembuj të shumtë të diskriminimit, në përmbajtjen e teksteve nivelit të mesme të lartë, ka gjetur edhe profesoresha Vjollca Krasniqi.

Ajo ka treguar një fragment nga një libër, ku sipas saj ka diskriminim gjinor.
Aty thuhet se “motivet romantike në film, kanë ndikim të vëzhgueset femra, derisa meshkujt preferojnë format fizike”.

“Kjo tregon se vajzat janë ato që kanë ndjenjë për romancë dhe për romantikën, përdoerisa burrat nuk kanë aq shuam romantikën por fizikën”, ka shtuar Krasniqi.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se ka kurrikula të mira, por nuk ka tekste të mira, duke shtuar se kanë marrë hapa – të cilat i kanë filluar edhe më herët, ku deri në vitin e ardhshëm do ta përmirësojnë gjendje aktuale, përcjell Telegrafi.

“Ne e kemi këshillin e ekspertëve të programeve të teksteve shkollore, në kuadër të MASHT, që po e bën punën e vet për tekste që po kërkohen dhe që duhen të kenë”, ka shtuar Bytyqi.

Ndryshe, hulumtimi i YIHR, është bërë në të gjitha librat shkollor, por në masë të madhe gabimet janë gjetur në librat e botuar nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”.