13:46 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dentisti qe i jep këshilla politike zëvendëskryeministrit, Driton Selmanajt

Kabineti i zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka nëntë këshilltarë politik.

Njëri nga ta del të jetë dentist me profesion, shkruan Indeksonline.

Shpend Kuçi me profesion është shumë larg politikës, por është i ngarkuar me këtë detyrë.

Profesioni i tij përfshin fushën e mjekësisë, saktësisht atë të stomatologjisë.

Ai ka punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, e kjo gjë shihet edhe nga fotografitë e postuara në profilin e tij në Facebook.

Driton Selmanaj dhe Shpend Kuçi kanë një shoqëri të kahmoshtme, e kjo mund të jetë arsyeja që zëvendëskryeministri e ka bërë këshilltar të tij.

Në rast se shihni që zëvëndëskryeministri Selmanaj interesohet për të drejtat në punë të stomatologëve në Kosovë, atëherë vini re se Shpend Kuçi qëndron prapa këtij interesimi./Indeksonline/

Image may contain: 2 people