Departamenti amerikan i Shtetit: Me vaksinat që i dhuruam, Kosova mund t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejtë

Në Kosovë sot kanë arritur mbi 503 mijë vaksina Pfizer, dhuratë nga SHBA-të.
Lidhur me këtë ka reaguar Departamenti amerikan i Shtetit, shkruan Indeksonline.
Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e reja të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj.
“Me rritjen e më shumë varianteve të COVID-19 si Delta, dhurimi i sotëm i 503,100 dozave të vaksinës Pfizer do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, e qëndrueshme është partnere më e fortë për Shtetet e Bashkuara“, thuhet në postim.