75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Departamenti i Shtetit deklarohet për takimin e Kurtit dhe Osmanit me Blinkenin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rivzanolli udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsyeja e kësaj vizite është nënshkrimi i marrëveshjes me MCC-në si dhe për takimin që do ta zhvillojnë me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Për këtë çështje, Departamenti i Shtetit ka njoftoi se sipas kohës lokale në Uashington, do të mbahet në ora 16:30.

Ndërkohë, sipas kohës lokale në Kosovë i bie në ora 22:30.

“4:30 p.m. Sekretari Blinken takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Departamentin e Shtetit”, thuhet në agjendën e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.