75 Mall Live Search
19:28 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

Depay drejt rikthimit në Evropë?

Futbollisti i njohur holandez, Memphis Depay, do të largohet nga skuadra braziliane, Corinthians, pas pothuajse një viti.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, tri klube evropiane janë në kërkim të shërbimeve të sulmuesit, mirëpo nuk ka bërë të ditur se cilat janë ato.

Depay ka kontribuuar me 33 gola dhe asiste gjatë 11 muajve të fundit te skuadra e njohur nga Brazili.

Kujtojmë që Memphis ka luajtur më parë në Evropë te Psv, Manchester United, Lyon, Barcelona dhe Atletico Madrid.