75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 18 Tetor 2024 / G T

Depay ia bën sefte në Brazil, shënoi supergol nga gjuajtja e lirë

Skuadra e Corinthians ka shënua fitore 5:2 ndaj Athletico-PR në Serien A në Brazil, raundi i 30-të.

Gol në këtë takim shënoi edhe Memhpis Depay, shkruan Indeksonline

Depay shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë – e që ishte i pari me fanellën e klubit të ri, Corinthiansit.

Kujtojmë se skuadra ku luan ylli holandez është në pozitën e 16-të me 32 pikë të grumbulluara, vetëm një pikë larg zonës së rrezikshme në tabelë./Indeksonline/