23:13 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Depay në qershor është lojtar i lirë, Fabrizio Romano zbulon se me cilën skuadër është në bisedime

Futbollisti holandez, Memphis Depay që nga muaji qershor do të jetë lojtar i lirë pasi nuk e ka vazhduar kontratën me Lyonin.

Me anë të një postimi, Depay ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën, transmeton Indeksonline.

“Është koha që unë të marr në kontroll karrierën time. Kam ardhur në një pikë kur duhet të bëj zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen time. Unë kam vendosur të negocioj marrëveshjet e mija të ardhshme së bashku me ekipin tim të besueshëm, të mbështetur nga ekspertet legal. Unë do të vendosur për destinacionin timë. Ju do të jeni të parët që do ta dini” kështu ka shkruar Depay.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Depay është në bisedime me klubin e Barcelonës. Vendimin final Depay do ta marr në fund të sezonit./Indeksonline/

May be an image of text that says '"IT IS TIME FOR ME TO TAKE CONTROL OF MY CAREER. As I HAVE COME TO A POINT WHERE NEED TO MAKE IMPORTANT CHOICES ABOUT MY FUTURE, I HAVE DECIDED TO NEGOTIATE MY FUTURE DEALS TOGETHER WITH MY TEAM OF TRUSTED CONFIDANTS, BACKED BY LEGAL EXPERTS. I WILL DECIDE ABOUT MY DESTINATION MYSELF. YoU WILL BE THE FIRST TO KNOW."'