Depay sërish në histori të Holandës, tani me asiste

Kombëtarja e Holandës është duke fituar 2:0 ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Memphis Depay është futur sërish në histori të futbollit ndërkombëtar me fanellën e shtetit të tij, shkruan Indeksonline\
Ai bëri dy asiste për bashkëlojtarët e tij, te golat e Malen dhe Van Dijk.
Me dy asiste, Depay bëhet lojtari me më së shumti asiste (35) te Kombëtarja e Holandës në histori. Ai e kaloi mesfushorin legjendar, Sneijder.
Kujtojmë që javë më parë, Depay u bë edhe golashënuesi më i mirë i historisë në Holandë, me 53 gola, duke kaluar ish-sulmuesin, Robin van Persie./Indeksonline/