75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / Gj Sh

Depay synon rekordin me kombëtaren holandeze

Futbollsiti Mephis Depay synon thyerjen e rekordit të golashenuesve në kombëtaren holandeze.

31-vjeçari është i gatshëm për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Polonisë, e cila zhvillohet të enjeten, shkruan IndeksOnline.

Depay në ndeshjen e fundit të Holandës ndaj Maltës, barazoi numrin e golave me ish-sulmuesin e Arsenalit, Robin Van Persie, i cili kishte 50 gola me ”Tulipanët”.

Ai kishte disa probleme fizike, por trajneri Ronald Koeman gjatë konferencës për media njoftoi se Depay është i gatshëm për ndeshjet e shtatorit./IndeksOnline/