Depo në mes të Tiranës/ Nis ekzaminimi i armëve të sekuestruara, mund të zbardhin krimet ndër vite

Policia shkencore nis ekzaminimin e armëve të sekuestruara në 19 bazat në Tiranë. Në bazën e 19 shumica e armëve rezultonin të vjedhura në bazat ushtarake të tufinës në trazirat e 97.

Armatimi i rëndë, predha luftarake, tritoli, i është dorëzuar policisë sëbashku me antitanket.

Automatikët, pistoletat, mitralozat do t’i nënshtrohen ekzaminimit për tu ballafaquar qitjet e armëve me gëzhojat e sekuestruara në krime pa autor ndër vite.

ReportTv mëson se SPAK i ka dorëzuar INTERPOL-it mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën, i cili 2 javë para operacionit rezulton se është larguar drejt SHBA ku jetonte prej disa vitesh.
