75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Deponi mbeturinash në fshatin Gërlicë të Ferizajt

Mos hudhja e mbeturinave vend e pa vend padyshim se duhet të jetë ligj njerëzor për secilin.

Por një gjë e tillë nuk po ndodhë në Kosovë.

Shumë vende thuajse mbulohen nga mbeturinat që hidhen gjithku. Një deponi e madhe mbeturinash është bërë edhe në fshatin Gërlicë të komunës së Ferizajt.

E pasojat më të mëdha të kësaj deponie po i vuajnë banorët e këtij fshati,  të cilët çdo ditë ballafaqohen me to, shkruan Indeksonline.

Tutje të njëjtit kanë bërë apel që kjo deponi e mbeturinave të pastrohet dhe të ndërmerren masa për të gjitha ata që po i hedhin këto mbeturina./Indekdsonline/