75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / k.v

Deponimi i dy eurove false paraqet problem për bankat

Menaxherja e një banke në Fushë-Kosovë ka raportuar në polici për deponimin e 732 monedhave metalike, dy euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar.

Rasti  ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” dhe është raportuar në polici të enjten.

“Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24 orësh e Policisë.

Paratë e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti thuhet se vazhdon të hetohet.