75 Mall Live Search
23:57 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Deponitë e hedhurinave, Ahmeti ka një porosi për qytetarët e Prishtinës

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Prishtinë në bashkëpunim me GIZ kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se si rrjedhojë e këtij hulumtimi, nga sot ka filluar largimi sistematik i këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

“Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private, të cilat do të duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë se për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do t’i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vetë pronarët. Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hedhjen e mbeturinave të tyre, në mënyrë që së bashku ta mbajmë një Prishtinë të pastër”, shkruan Ahmeti në Faecbook.