Deponoi para false në bankomat, policia nis hetimet

Një punëtore e një banke në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka njoftuar policinë se në bankomat nga një person është deponuar një bankënotë 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Sipas policisë, rasti i deponimit ka ndodhur të martën në orën 18 e 06 minuta.
Njësiti policor ka konfiskuar bankënotën e dyshuar si dëshmi materiale ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/