09:25 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Deponon para të falsifikuara përmes bankomatit

Një menaxher i një filiali të bankës në Gjilan ka raportuar se përmes bankomatit një personi i panjohur kishte deponuar një shumë të parave, ku një kartëmonedhë prej 50€ dyshohet se është e falsifikuar, transmeton Indelsonline.

Njësiti policor ka iniciuar rastin dhe është marr si dëshmi monedha për ekzaminime të mëtejme.

Rasti ka ndodhur me datë 13 mars, në rrugën ‘Mulla Idrizi’, njofton Policia e Kosovës. /Indeksonline/