75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 12 Janar 2024 / k.v

Deponuan mbi 500 euro false, zyrtari i bankës lajmëron policinë

Një zyrtar i bankës në Skenderaj ka raportuar në polici se disa klientë të bankës kanë deponuar 516 euro të falsifikuara.

Policia i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka nisur hetimet, transmeton IndeksOnline.

Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar ndërsa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/