75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 06 Tetor 2023 / k.v

Deponuan para false në bankë, punëtorja i denoncon rastet në polici

Një punëtore e një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se gjatë muajit gusht dhe shtator, nga persona të ndryshëm janë deponuar një shumë parash, 1 x 50 euro, 256 x 1 euro dhe 130 x 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia ka konfiskuar të gjitha monedhat ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/