75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / k.v

Deponuan para të falsifikuara, dy të arrestuar në Suharekë

Një punëtor i një banke në Suhareke ka raportuar në polici se nga dy të dyshuar janë deponuar para në vlerë 200 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Paratë janë konfiskuar për ekzaminim ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me konsultim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/