12:41 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / S Z

Depozitat në banka 5.8 miliardë, kreditë një miliardë më pak

Mbi një miliard euro është diferenca në mes të kredive dhe depozitave në bankat komerciale në Kosovë.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, depozitat janë 5.875 miliardë euro, ndërkaq kreditë janë prej 4.833 miliardësh.

Ndryshimi vjetor në depozita është 11.1 përqind krahasuar, kurse ndryshimi në kredi prej 13.3 përqind.