75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Depozitohet një shumë parash për lirimin e Xhabir Zharkut

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është liruar pas gati 6 muajsh nga burgu, mëson Indeksonline

Ai ishte arrestuar në dhjetor  të vitit të kaluar nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në vitin 2010. 

“Më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’”, thuhej në sqarimin e PK-së.

Ndërsa, për lirimin e tij, burime tona tregojnë se janë depozituar një shumë parash.

Izolohet Xhabir Zharku – AktivPress

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte konfirmuar se Zharku dyshohet se në tetor të vitit 2008 dhe shkurt të vitit 2010 në Kaçanik, si person zyrtar, përkatësisht kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit dhe shkaktimit të dëmit të Komunës së Kaçanikut, ka shpërdoruar pozitën e tij zyrtare”, thuhej në njoftim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ai në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës.

Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor të vitit 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij. /Indeksonline/