Depp flet për marrëdhënien e tij me Amber, zbulon arsyet pse e paditi atë

Johnny Depp ka bërë një deklaratë të rrallë në lidhje me marrëdhënien e tij me Amber Heard dhe gjyqin që ka bërë bujë në të gjithë botën për muaj të tërë.
Duke folur për The Sunday Times, ai zbuloi arsyet pse vendosi të tregonte versionin e tij të historisë, transmeton Indeksonline.
“Shiko, shkoi shumë larg. E dija që do të më duhej të zhvishesha pjesërisht. Të gjithë thoshin: ‘Do të kalojë!’ Por nuk mund ta besoj. Çfarë do të kalojë saktësisht? Jo, nuk do të kalojë”, tha Depp.
“Nëse nuk përpiqem ta paraqes të vërtetën, do të duket sikur i kam kryer vërtet aktet për të cilat akuzohem. Dhe fëmijët e mi do të duhet të jetojnë me këtë. Kjo është arsyeja pse nuk u ndjeva nervoz natën para gjyqit në Virxhinia. Nëse nuk ke nevojë ta mësosh përmendësh tekstin, nëse thjesht thua të vërtetën, hidh zarin”, shtoi ai.
Depp shtoi: “E dija që asgjë nga këto nuk do të ishte e lehtë, por nuk më interesonte. Do të luftoja deri në fund. Dhe nëse përfundoj duke përdorur benzinë? Në rregull. E kam bërë këtë më parë”, përfundoi ai për gjyqin./Indeksonline/