16:31 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Depresioni pas largimit nga Ushtria, gruaja hy në garë për t’u bërë më e forta në Mbretërinë e Bashkuar

Kur ishte 34 vjeç. Gemma Ferguson u largua nga Ushtria pas nëntë vite shërbim dhe pas kësaj ajo ra në një depresion të thellë.

Por më pas ajo i dedikoi vetes një qëllim të ri, që të bëhet gruaja më  e fortë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gemma, një inxhiniere e diplomuar, shërbeu në ‘Royal Corps of Singals’ si specialiste e sistemit të komunikimit për nëntë vjet dhe qëndroi edhe në Gjermani, Irlandën Veriore, Irak e Afganistan.

Në nëntor të vitit 2012 ajo vendosi të largohej nga ushtria dhe në vitet që pasuan ajo luftoi për t’u përshtatur me jetën jashtë Ushtrisë, transmeton Indeksonline.

Gemma, ishte në gjendje të merrte një banesë në High Wycombe, por nuk kishte miq në këtë zonë dhe e pati të vështirë të gjente terren të përbashkët me njerëz të rinj.

Deri në vitin 2015 ajo ishte diagnostikuar me depresion të thellë, kishte humbur punën dhe duhej të kthehej tek prindërit. Ajo ndjehej tmerrshëm mentalisht dhe fizikisht, gjë që ndikoi edhe në përfitim e shumtë të peshës.

Ishte mamaja e Gemma Jacqui që kuptoi se stërvitja në palestër mund t’i jepte asaj një qëllim.

Ajo ndihmoi Gemma-n të përfshihej në Rezolutën e PTSD, një organizatë bamirëse e specializuar në shëndetin mendor për veteranët dhe familjet e tyre, që të sigurojë mbështetje për trajtimin e sëmundjes mentale.

Në vitin 2016 ajo nisi të ushtroj në një palestër me trajner personale, që i sugjeroi që ajo të provonte trajtimin e forcave të forta dhe inkurajoi të hynte në një konkurs vendor për katër javë më vonë.

Ajo garoi, u vendos në vendin e dyte dhe ra në dashuri me qasjen e

përqendruar në forcë ndaj palestrës.

Kështu ajo i vuri qëllim të jetë gruaja më e fortë në Mbretërinë e Bashkuar. Që atëherë ajo ka garuar për gruan më të fortë në Amerikë, ku fitoi garën me 82 kg të Anglisë dhe u zgjodh e treta në mbarë Britaninë.

Ajo tha se duhet një motivim i tillë, për t’u kthyer në jetë./Indeksonline/