75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Deputet e Llapit të LDK-së në mbështetje të kandidaturës së Nexhmi Rudarit

Deputet e llapit, Dr. Ekrem Hyseni dhe Fidan Rekaliu, kanë takuar sot kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për  Podujevë, Nexhmi Rudari. Të dy deputet kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së kandidatit të partisë.

Ditë për parë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se pret fitore bindëse në këtë komunë, duke vënë në pah se qytetarët e Podujevës nuk kanë asnjë arsye të votojnë ndryshe, por do të votojnë për vazhdimësinë e realizimit të projekteve që i ka në program partia e tyre.

Kujtojmë se zgjedhjet në Podujevë do të mbahet pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj  komune, Agiim Veliu, për tu zgjedhur si ministër i Punëve të Brendshme. Zgjedhjet lokale në Podujevë priten të mbahen me 29 nëntor.