Deputetë shkojnë në pauzë, seanca vazhdon në orën 18:00
Seanca plenare e cila është vazhdim i asaj të djeshmes është ndërprerë. Kjo pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë pauzën e drekës.
Diskutimi i fundit ka qenë për miratimin e projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve.
Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së nuk kanë qenë në sallë.
Partitë opozitare nuk po pranojnë të marrin pjesë në seanca derisa në rend të ditës të jetë rezoluta e propozuar nga ta që ka të bëjë me ekipin negociator për bisedimet në Bruksel./Indeksonline/