21:45 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Deputetë të LVV-së në Novi Pazar, foto nga forumi i organizuar nga SDA-ja!

Tre perfaqesues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, në mesin e tyre dy deputetë, po marrin pjesë në një forum në Novi Pazar të Serbisë.

Indeksonline ka raportuar se bëhet fjalë për forumin “Ushtrimi i të drejtave të pakicave në procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor”.

Në mesin e gjashtë penalistëve, janë dy deputetët e Kurtit, Armend Muja dhe Fatmire Kollçaku si dhe Sami Kurteshi nga KQZ-ja.

Nga ana e tij, deputeti Armend Muja ka publikuar një fotografi nga forumi në fjalë.

“Tribuna: Realizimi i të drejtave të pakicave në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit e mbajtur në Novi Pazar, Sanxhak së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku/Sami Kurteshi dhe përfaqësuesit e Luginës Shaip Kamberi/Ragmi Mustafa”, ka shkruar Armend Muja.