75 Mall Live Search
20:34 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputetët britanik refuzojnë përsëri planin për marrëveshjen e Brexit

Marrëveshja BREXIT e propozuar nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është refuzuar për herë të dytë nga deputetët.

Nga 391 deputetë sa janë, prej tyre 242 votuan kundër, duke e refuzuar për herë të dytë, pas refuzimit që i bënë në janar, transmeton Indeksonline.

Kështu, anëtarët e parlamentit britanik refuzuan marrëveshjen e dakorduar midis kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Evropian (BE) për largimin e vendit nga Unioni (Brexit).

Kryeministrja kishte paralajmëruar më parë deputetët se nëse ata nuk e mbështetën “marrëveshjen e përmirësuar”, atëherë rrezikohet BREXIT.

Partia Demokratike e Bashkimit Demokratik të Irlandës së Veriut, e cila mban pushtetin, votoi kundër marrëveshjes, së bashku me konservatorët.