Deputetet e AAK-së shënojnë përvjetorin e fushatës ajrore të NATO-së në Gllogjan

Sot, Grupi Parlamentar i AAK-së, ka zgjedhur që shënimin e 24 marsit, ditë kjo që do të jetë e gravuar dhe datë që do të kujtohet gjatë gjithë historisë së kombit tonë, ta bëjë në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
“Një vend historik, aty ku prehen eshtrat e burrave dhe grave që dhanë jetën e tyre dhe dëshmuan se liria ka çmim, por liria është e padiskutueshme për kombin dhe vendin tonë.
Kemi një vlerësim të lartë për kontributin e madh të NATO-së, ku 23 vjet më parë filloi fushata ajrore e bombardimeve të forcave serbe. Njëkohësisht për të vlerësuar lart luftën e UÇK-së, Epopenë e Dukagjinit dhe gjithë dëshmorët e kombit.
Në seancën e Kuvendit e Kuvendit të Kosovës Grupi Parlamentar i AAK-së nuk ka mundur të marrë pjesë, për shkak të kësaj ngjarje në Gllogjan.
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka njoftuar Besnik Tahiri./Indeksonline/