Deputetët e AAK-së vizitojnë minatorët e Trepçës, në ditën e 10-të grevës

Sindikata e Minatorëve të Trepçës është duke e vazhduar edhe sot grevën e urisë. Sot është dita e 10-të që ata janë në grevë, ndërkaq thuhet se janë të vendosur ta vazhdojnë atë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se për momentin me grevistët janë duke qëndruar deputetët e AAK-së të cilët kanë shprehur gatishmërinë t’i japin zë kërkesave të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë që sot në seancë plenare partitë opozitare propozuan mbajtjen e një debati lidhur me kërkesat e minatorëve si dhe Policisë së Kosovës, por partia në pushtet – Vetëvendosje braktisi sallën.