75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 02 Prill 2021 / OSH

Deputetët e Kuvendit fillojnë të shkojnë në seancë

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë filluar t’i zënë ulëset për të mbajtur seancën plenare të paraparë për sot.

Deri tani janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendtit, deputeti i AKR-së, Behxhet Pacolli dhe deputetët e LDK-së, në mesin e tyre, Avdullah Hoti, Agim Veliu, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Sipas njoftimit, në rend dite janë tri pika.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit./IndeksOnline/