12:14 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetët e Kuvendit kërkojnë shkarkimin e zv/ministrit të MPJ-së (Dokument)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar 6+ kanë dorëzuar një kërkesë për kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Ata kanë kërkuar që të shkarkohet zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili sipas tyre, ka fyer komunitetet që jetojnë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Në kërkesë 6+ kanë vlerësuar se deklarimet e Dedajt mund të shkarkojnë përqarje të madhe si dhe të sjellin probleme ndëretnike sidomos të komunitetit serb.

Ata i kanë kërkuar Haradinajt që të shkarkoj Dedajn deri në fund të kësaj jave, kërkesë të cilën e kanë nënshkruar gjithë deputetët e këtij komuniteti. /Indeksonline/