Deputetet e Kuvendit të Kosovës me kërkesë për KPMSHC: Xheladin Krasniqi u emërua kundërligjshëm si UD i Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS

Emërimi i Xheladin Krasniqit në pozitën e zëvendësuesit (ushtruesit të detyrës) së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nxitur deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i drejtohen me kërkesë Këshillit të Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar kërkesën e deputeteve Ariana Musliu Shoshi, Valentina Bunjaku dhe Albana Bytyçi drejtuar KPMSHC.
Në kërkesën e deputeteve thuhet se ministria emëroi kundërligjshëm Xheladin Krasniqin në pozitën e ushtruesit të detyrës të Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS, derisa kërkojnë monitorim të jashtëzakonshëm për këtë proces.

Në këtë pozitë sipas ligjit mund të caktohet vetëm njëri nga drejtorët e departamenteve kurse Krasniqi kishte pozitën e zyrtarit të lartë të prokurimit.
Ditë më parë Veriu.info ka raportuar rreth sekretarit Krasniqi se si kishte sakatosur gjuhën shqipe dhe komunikimin zyrtar.