75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / A. M.

Deputetët e LDK-së e “ngacmojnë” Kusari-Lilën: Lulet ti dhuroi Haki Abazi a?

Të qeshurat kanë shpërthyer para vazhdimit të seancës parlamentare.

Deputetët e LDK-së, konkretisht Vlora Dumoshi dhe Armend Zemaj kanë ngacmuar shefen e GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lilën.

Në pamjet e incizuar nga “Indeksonline”, ata shihen duke i thënë asaj se ka pranuar lule nga “kundërshtari” i saj politik, deputeti Haki Abazi.

Kujtojmë se ky i fundit ka akuzuar Kusari-Lilën se nuk po i jep hapësirë parlamentare brenda legjislativit.

Më poshtë, video: