75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / L K

Deputetët e LDK-së presin një delegacion të lartë nga Tajvani, Hoti tregon për çka folën

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mirëpritur një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani.

Përmes një postimi në Twitter, deputeti Avdullahj Hoti ka bërë me dije se tema diskutimi kanë qenë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik si dhe shkëmbimi i përvojave.

“Bashkë me kolegët deputetë, mirëpritëm një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani. Temat kryesore të diskutimit ishin mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave në sektorë të ndryshëm”, ka shkruar Hoti.