10:15 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Deputetët e Nismës, mbështesin kërkesat e sindikatave për Ligjin e pagave në sektorin publik

Grupi parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka pritur në një takin përfaqësues të Sindikatës së Policisë, shëndetësisë she SBASHK-un.

Në këtë takim deputetët e Nismës i kanë dhënë mbështetje Ligjit i pagave në sektorin publik, duke i bërë thirrje Qeverisë që ta përfshijë këtë ligj në Ligjin e buxhetit të vitit 2020.

“Nisma Socialdemokrate ka qëndrim të qartë lidhur me Ligjin e pagave, ligj duhet të implementohet sa më shpejt dhe duhet të futet në Ligjin e buxhetit”, ka thënë kryetari i GP të Nismës, Haxhi Shala.

Po ashtu Nisma nuk do ta votojë buxhetin, nëse nuk parashihet implementini i këtij ligji.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtyre sindikatave kanë paralajmëruar veprime sindikale, nëse ky ligj nuk nis së zbatuari.

Haxhi Shala, Endrit Shala dhe Albulena Balaj- Halimaj janë zotuar se do t’i mbështesin në Kuvend kërkesat e sindikatave jo vetëm për këtë ligj, por edhe për çështje të tjera.