75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / A. M.

Deputetët e parlamentit nga LVV vizituan KBI-në

Deputetët e parlamentit të Kosovës Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri kanë zhvilluar sot një vizitë në KBI, ku janë pritur nga Kryetari Mensur Hoti dhe Kryeimami Bekim Jashari.

Deputetët kanë shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare.

Ata shfaqën shqetësimin e tyre në lidhje me sulmin ndaj imamit Berisha dhe solidarizimin e plotë me familjen e imamit dhe Këshillin e Bashkësisë Islame.

Tre vëllezërit dhunojnë rëndë imamin e xhamisë në Podujevë - Top Channel

Kryetari Hoti pas falenderimit për vizitën tha se e vlerësoj lart interesimin e deputetëve dhe u zotua që Këshilli i Bashkësisë Islame do të ruaj frymën lart kundër çdo përpjekjeje për qëllime ideologjike që cenojnë imazhin dhe zbehin autoritetin e popullit tonë.