Deputetet e PDK-së bëjnë homazhe në Lybeniq të Pejës

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve, shkruan IndeksOnline.
Musliu- Shoshi ishte e shoqëruar nga deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo tha se pavarësia dhe liria e Kosovës ngritej e lartësohej tek djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan dinjitetshëm dhe krenarë për vendin e tyre.

“Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë. Ata nuk po ndërronin jetë natyrshëm, por jetët e tyre po merreshin dhunshëm, nga forcat ushtarake okupuese të Serbisë.
Kështu bënte Serbia. Duke tentuar të dëmtonte e ta mbyste luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, përmes frikësimit e vrasjes së civilëve. Por, ajo më shumë ngritej e lartësohej tek djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan dinjitetshëm dhe krenarë për vendin e tyre.
Qytetarët e Lybeniqit, janë dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë lirë dhe të barabatë.
Lavdi!”, tha ajo. /IndeksOnline/
