12:08 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Deputetët e PDK-së dalin ta presin Kadri Veselin, pas kthimit nga Specialja

Një numër i shumtë i qytetarëve e veteranëve, ia kanë mësyer aeroportit
“Adem Jashari”, për ta pritur kryeparlamentarin në detyrë të Kosvës dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, pas kthimit të tij nga Gjykata Speciale, ku kishte shkuar për intervistim, shkruan IndeksOnline.

Përveç qytetarëve, për ta pritur liderin e tyre, kanë dalë edhe deputetë nga radhët e PDK-së.

Memli Krasniqi, Eliza Hoxha dhe Mërgim Lushtaku, shihen duke pritur liderin e tyre, i cili pas pak çastesh pritet të aterrojë në vend.

Veseli më 7 dhjetor kishte udhëtuar për në Hagë, për t’u paraqitur në Dhomat e Specializura. /IndeksOnline/