Deputetët e PDK-së marrin mbështetje të madhe nga Polluzha e Drenasit: “Do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi qëndroi sot në Polluzhë të Drenasit, aty ku bisedoi me banorët, lidhur me brengat që kanë.
Në vizitën e përbashkët me disa prej anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Musliu-Shoshi u shpreh e lumtur që pati mundësinë të paraqesë planet për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.
Musliu-Shoshi premtoi që zëri i tyre do të kthehet në veprime konkrete, shkruan IndeksOnline.
Patjetër që përkrahja që mori ajo në këtë takim, ishte madhore.
Ky është postimi i plotë i saj:
Sot ishim në Polluzhë të Drenasit, një vend me histori dhe krenari të madhe.
Me banorët e Polluzhës diskutuam për sfidat dhe mundësitë, duke premtuar se zëri i tyre do të kthehet në veprime konkrete.
Me përkushtim dhe bashkëpunim, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen!