75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Deputetet e PDK-së nderojnë veprën e dëshmorëve të UÇK-së, si dhe ushtarëve të NATO-s

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bashkërisht kanë nderuar veprën e dëshmorëve të UÇK-së si të ushtarëve të NATO-s të rënë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

“Ne jemi shumë mirënjohëse për luftën e drejtë vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe ndihmën e fuqishme të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) për liri dhe pavarësi të Kosovës”, shkruan mes tjerash deputetja Ariana Musliu- Shoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Image may contain: 3 people, people standing, plant, tree and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, shoes and outdoor

Shkrimi i saj i plotë:

Bashkë me deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës nderuam veprën dhe jetën e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së duke vizituar shtatoren e heroit tonë kombëtar Zahir Pajaziti dhe në të njëjtën kohë nderuam veprën dhe jetën e ushtarëve të NATO-s të cilët kanë rënë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Ne jemi shumë mirënjohëse për luftën e drejtë vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe ndihmën e fuqishme të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) për liri dhe pavarësi të Kosovës.